Ora e Apokalipsit i afrohet më shumë mesnatës
Ora e Apokalipsit ka lëvizur edhe një minutë drejt mesnatës. Shkencëtarët kanë rënë dakord që kataklizmi botëror është tani më afër. Ora, e cila ka lëvizur së fundmi në janar të vitit 2010, njihet universalisht si tregues i mundësisë që bota të përballe me katastrofa që nga armët nukleare, ndryshimi i klimës dhe teknologjitë e reja. Tani ora është pesë minuta përpara mesnatës, thanë shkencëtarët në Uashington. Shkak për afrimin e orës është bërë tensioni me Iranin, ndryshimet në pushtet në Korenë e Veriut, që vendosën në krye të vendit një djalosh pa eksperiencë si dhe katastrofa në Fukushima.
Ora ka qenë më pranë mesnatës në vitin 1953, kur SHBA zhvilloi bombën me hidrogjen. Ajo ishte në atë kohë dy minuta përpara mesnatës. Më larg ka qenë në vitin 1991, 17 minuta përpara mesnatës. Ishte periudha kur SHBA dhe Rusa nënshkruan marrëveshjen për reduktimin e armëve bërthamore.