Del video e pajisjes HTC Windows Phone 8S

Punët po duken mirë për HTC me gjithë marrëveshjet që po bën në lidhje me licencat.
Me Windows Phone 8 që doli në treg, shumë persona kanë filluar ta shohin Windows Phone 8X në dyqanet e tyre bashkë me Lumia 820 dhe 920.
Gjithsesi gjithmonë ka pasur një mungesë të theksuar të Windows Phone 8S.
Videoja e mëposhtme u postua nga HTC në kanalin e vet në Youtube në 13 nëntor dhe tregon për pajisjen.
Ky mund të jetë një model buxheti në krahasim me Lumia 920.
Nuk mund të jetë aq e fuqishme sa pajisjet e tjera Windows Phone 8, por procesori i vet dual core 1GHz, 512 MB RAM, 4GB hapësirë dhe ekrani 4 inç nuk do të jenë zhgënjyese për shkak të sistemit operativ. /PCWorld Albanian/