E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacion i KLD ne Prishtine. Spahiu takim me Pacollin

Gjatë një vizite zyrtare në Prishtinë delegacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i kryesuar nga nënkryetari Kreshnik Spahiu ka zhvilluar takim me presidentin e ri të Kosovës Behxhet Pacolli. Nënkryetari i KLD-së Spahiu theksoi se çështja kombëtare duhet të vihet mbi interesat e partive politike dhe se imazhi i 10 milionë shqiptarëve duhet të qëndrojë mbi gjithçka.

“Kosova duhet të vihet mbi interesat personale. Brengosemi për çdo hap prapa. Duhet të forcojmë besimin e partnerëve ndërkombëtarë të cilët kërkojnë forcimin e shteteve ligjorë” theksoi Saphiu.  Ndërkohë pritet që delegacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zhvillojë takime edhe me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe ministrin e brendshëm Bajram Rexhepi.

Albanian Screen

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›