E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan vritet i vetmi minister i krishtere

Ministri për pakicat në Pakistan Shahbaz Bhatti është vrarë gjatë një atentati mëngjesin e sotëm në Islamabad. Nga vendngjarja bëhet e ditur se persona të armatosur hapën zjarr kundër makinës me të cilën ai udhëtonte përgjatë një zone banimi. I vetmi ministër i krishterë në kabinetin pakistanez kishte marrë disa herë kërcënime me vdekje për shkak të mbeshtetjes së reformës për ligjin e blasfemisë.

Në janar një tjetër mbështetës i kësaj reforme, guvernatori i Punjab Salman Taseer, u qëllua për vdekje nga badigardi i tij. Ligji i debatuar dënon me vdekje këdo që fyen islamin por për kritikët qëllimi i tij është persekutimi i besimeve më pak të përhapura fetare. Bhatti, 42 vjec lider i partisë së popullit sapo ishte larguar nga banesa e tij në kohën kur 5 persona të armatosur rrethuan automjetin e qëlluan me breshëri.

Talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë për vrasjen e Shabhaz Bhatit. Pas incidentit masat e sigurisë janë rritur në të gjitha rrugët e Islamabadit ndërsa autoritetet kanë dënuar ashpër atentatin. Ligji i Blasfemisë ka qenë në fokus që kur Asia Bibi nënë e 5 fëmijëve u dënua në muajin nëntor me vdekje për fyerje të profetit Muhamed.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›