E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia dhe Japonia bisedime për ishujt Kurile

Zyrtarë të lartë nga Japonia dhe Rusia janë takuar sot në Tokio, në kohën e acarimit të marrëdhënieve midis dy vendeve lidhur me ishujt e kontestuar të Kurileve.

Takimi vjen pas deklaratave të Rusisë se planifikon të vendosë armatim shtesë dhe mbrojtje nga ajri për ishujt.

Katër ishujt, të cilat në Rusi njihen si Kurile ndërsa në Japoni si Territore Veriore, u pushtuan nga trupat sovjetike në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Kontestimi i ka pernguar dy vendet të nënshkruajnë marrëveshjen e paqes, që zyrtarisht do t`i jepte fund luftës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›