Këshilli Shqiptaro-Amerikan nderon Ahtisarin
Në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi, merrnin pjesë edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Zoti Ahtisaari, me këtë rast tha se "me pavarësimin e Kosovës u korrigjua një gabim historik." "Kosova," tha ai, "sot është shtet i pavarur dhe i tillë do të mbetet përgjithnjë."
Këshilli kombëtar shqiptaro-amerikan deri më tani, me këtë çmim, ka nderuar ato personalitete botërore që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, siç janë ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarët amerikanë të shtetit, James Baker dhe Madeline Albright, komandantin e operacioneve të NATO-s në ish Jugosllavi, gjeneralin Wesley Clark e të tjerë. (bbc/start)