Delegacioni kuqezi bllokohet në aeroportin e Islandës

Sikur të mos mjaftonte dushi i ftohtë i marë në dy transfertat e radhës në Slloveni dhe Islandë, vuajtjet dhe mankthi për skuadrën përfaqësuese shqiptare nuk kanë fund.
Delegacioni kuqezi në të cilin gjenden drejtuesit e federatës shqiptare të futbollit, skuadra me stafin teknik por dhe gazetarët e shumtë që kanë shoqëruar ekipin, është bllokuar për disa orë në aeoroportin e Rejkjavikut.
Arsyeja është sepse kompania e cila ka marë përsipër transportin e kuqezinjve në këto dy ndeshje duke vendosur në dispozicion një çarter, nuk ka paguar detyrimin financiar për koridorin ajror të cilin duhet të përdorë.Skuadra dhe delegacioni kuqezi duhet të ishin nisur nga Islanda në orën 11 të paradites, por aeroporti i Rejkjavikut ka qënë i populluar për më shumë se 5 orë nga kuqezinjtë të cilët prisnin momentin për tu rikthyer drejt Tiranës.
Në një moment kur të gjithë presin reflektimin e trajnerit, skaudrës dhe drejtuesve të FSHF për humbjet e regjistruara vjen dhe kjo ngjarje e shëmtuar, e cila shërben vetëm për të prishur imazhin e skuadrës që tentoi të shkonte në botërorin e Brazilit, edhe pse po has vështirësi për të lëvizur brenda kontinentit.