E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biazi: Ëndrra zgjati më shumë seç duhet

de biaziiiiiiiiiNga Gentian Alinani

Tekniku italian pranon humbjen: Kemi bërë ndeshjen më të shëmtuar

Ndeshja katastrofë nga kombëtarja shqiptare është pranuar edhe nga vetë trajneri italian Xhani De Biazi. Në përfundim të takimit ai tha se ekipi i tij nuk ishte në lartësinë e duhur dhe humbja ishte e merituar. Kjo është një nga ndeshjet më të dobëta të kombëtares shqiptare. Kundërshtari ishte më i freskët dhe ne na ndëshkuan dy golat që pësuam për fajin e mbrojtjes, tha De Biazi. Ai ka kërkuar të gjejë edhe alibi madje duke thënë se mungesat e Mavraj dhe të Agollit janë shumë të rëndësishme. Kombëtarja shqiptare është një kombëtare që vuan shumë mungesat e lojtarëve të rëndësishëm si Mavraj dhe Agolli.

Unë u përpoqa të hidhja në fushën e lojës lojtarët që kisha në dispozicion, tha tekniku italian. Ai në fund të fjalës së tij ka lëshuar një batutë ironike por edhe interesante për tifozët, ndoshta edhe për veten. Ne jemi një kombëtare që duhet të ndërtoheshim, dhe pastaj të fillonim të ëndërronim. Ëndrra jonë zgjati më shumë seç duhet, u shpreh De Biazi. I pyetur për rinovimin e kontratës ai ka thënë se gjithçka i takon presidentit të Federatës Armando Duka. Kjo është një nga ndeshjet më të dobëta që trajneri italian ka bërë me përfaqësuesen kuqezi, por ai ka arritur të krijojë një grup lojtarësh që mund të bëjnë mirë në të ardhmen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›