E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të ngrirë dhe në Polin e Veriut, kuqezinjtë kthehen në origjinë

islande-shqiperia2-1Gjergj Vyshka

Goli i avantazhit i Valdet Ramës është përmbysur shpejt nga vendësit, të cilët kanë shfrytëzuar më së miri dhe gabimet e një mbrojtje krejtësisht të shthurur. Vetëm Berisha ka qenë pak për të shmangur katastrofën e të besuarve te De Biazit në Rejkjavik, atje ku ishim mundur dhe përpara 23 vjetësh

Islandë Shqipëri 2-1

Islanda: Halldorson, B.Saevarson (90+2 Jonason), R.Sigurdson, Bjarnarson, G.Sigurdson, Arnason, A.Gunarson, A.Skulason, Gudmunson, Sigothorson, Gudjohnsen (78Skulason) Trajner: A.Lagerbak

Shqipëria: Berisha, Dallku (82Gjasula), Cana, Teli, Lila, Roshi, Basha (65Bulku), Kaçe, Rama, Salihi, Çani (65Januzi) Trajner: Xh.De Biazi

Gjyqtarë: A.Marriner, P.Kirkup, D.England (Angli)

Karton i verdhë: G.Sigurdson/Kaçe, Dallku, Teli, Januzi

Shënues: Bjarnarson 14, Sigurthson 47/Rama 9

Goli

9 Rama, pasi ka dribluar një mbrojtës islandez, ka gjuajtur në ecje e sipër, nga rreth 20 metra, teksa ka shënuar në të djathtë të Halldorson, 0-1

14 Aksion me shumë pasime i Islandës, topi ka shkuar në të djathtë të mesfushës vendëse, atje ku Saevarson e ka krosuar dhe sfera, pasi ka kaluar mes këmbëve të të gjithë mbrojtësve tanë, ka përfunduar te Bjarnarson, që e ka shtyrë atë në rrjetë. 1-1

47 Saevarson pasi i ka ikur Lilës në të djathtë të sulmit islandez, ka krosuar dhe Sigurthson, me thembër, teksa ka devijuar dhe mbulimin e Telit, ka shënuar në të djathtë të Berishës. 2-1

Minutat

5 Sigurdson, pasi e ka marrë topin me gjoks në hyrje të zonës së rreptësisë shqiptare, ka gjuajtur fluturimthi nga rreth 20 metra, por një hedhje spektakolare e Berishës, në të djathtë të tij, ka shmangur pësimin e golit, teksa me majat e gishtërinjve e ka devijuar topin në korne

10 Menjëherë pas pësimit të golit, islandezët kanë pasur rastin për ta barazuar rezultatin, Gudjohsen, pas një neglizhencë të Dallkut, ka qenë i vetëm me Berishën, ka gjuajtur, por portieri i kuqezinjve me këmbë e ka devijuar topin.

22 Kaçe ka provuar të rrezikojë portën islandeze me një gjuajtje nga distanca prej rreth 22 metrash, por topi ka fluturuar mbi traun e katërkëndorit islandez, që kështu i ka shpëtuar pësimit të golit.

23 Falë terrenit të lagësht, tanët provojnë të rrezikojnë me gjuajtje nga jashtë zonës, kështu ka bërë Basha, me një gjuajtje nga rreth 25 metra, por jashtë.

27 Sigurdson ka gjuajtur në ecje e sipër, nga rreth 22 metra, por Berisha i ndodhur në pozicion ka pritur i sigurt.

35 Goditje këndi për Islandën, në të majtë të sulmit vendës; ka krosuar G.Sigurdson, topi ka kaluar përsëri mbi mbrojtjen tonë dhe ka përfunduar te R.Sigurdson, që godet me thembër, por Berisha ka pritur i sigurt.

38 Kombinim Salihi-Roshi në formë trekëndëshi, vlonjate i FSV Frankfurtit ka krosuar nga e djathta e sulmit kuqezi, shkodrani ka zgjatur këmbën për ta shtyrë topin në rrjetë, por ka pritur i sigurt Halldorson.

39 Është kundërpërgjigjur shpejt Islanda, atje ku Bjarnarson, autori i golit të barazimit, i ndodhur brenda zonës së rreptësisë shqiptare, ka gjuajtur krejtësisht gabim, teksa e ka çuar topin jashtë.

45 Goditje dënimi për Islandën, në një largësi prej rreth 30 metrash nga porta jonë, ka gjuajtur fort G.Sigurdson, por ka pritur Berisha.

60 Goditje këndi për Islandën, në të majtë të sulmit vendës, pas harkimit të topit G.Sigurdson ka gjuajtur brenda zonës së rreptësisë shqiptare, por jashtë.

67 Rama ka provuar në një gjuajtje në ecje e sipër, nga rreth 35 metra, por mbi traun e portës islandeze.

69 Goditje këndi për tanët, në të djathtë të sulmit kuqezi, ka krosuar Kaçe, që nga kornia ka tentuar dhe rrjetën, Halldorson ka grushtuar për një çast, ka gjuajtur me kokë një nga futbollistët shqiptar, por jashtë.

71 Roshi, pas një inkursioni të gjatë nga e djathta e sulmi kuqezi, ka krosur, Rama ka gjuajtur fluturimthi në pozicion diagonal me portën tonë, por jashtë.

78 Gudmundson në pozicion diagonal me portën shqiptare, pasi ka lënë pas mbrojtjen kuqezi, ka gjuajtur fort, por Berisha ka pritur me këmbë dhe shpëton pësimin e golit të tretë.

84 G.Sigurdson ka gjuajtur në ecje e sipër, nga rreth 20 metra, por për fatin tonë të mirë mbi traun e portës së mbrojtur nga Berisha.

Tashmë nuk ka më histori, jemi mundur dhe në Rejkjavik dhe jemi të parafundit në grupin E. Nga një nisje yjesh, teksa kishim fituar në Oslo e kishim barazuar me Norvegjinë në Qemal Stafa, apo kur kishim mundur Qipron dhe Slloveninë në shtëpinë tonë, tashmë jemi kthyer në origjinë. Jemi po ne që kthehemi në një kombëtare të rëndomtë, ndërsa dje në mbrëmje na kanë parakaluar Islanda, Norvegjia dhe Sllovenia. Jo sikur kemi lojtarë që luajnë mirë në kampionate prestigjioze që nga Seria A, në Bundesligën 2, apo dhe në Kategorinë e Parë greke e Serinë B, por sikur jemi amator dhe luajmë në skuadra që nuk i njeh njeri.

Shkurt, përtej ndonjë veprimi spektakolar të Ramës, apo dhe Berishës, që u përpoq shumë në shmangien e humbjes, të gjithë të tjerët, ndoshta dhe nga i ftohti i acartë i Rejkjavikut, sikur kishin hyrë me zor në fushë. Shqipëria tregoi se më tepër se kaq nuk mund të bëjë, ndërsa vazhdojmë të ëndërrojmë se do të shkojmë në Botëror të njëjtën gjë kemi besuar dhe për Meksikë 1986, kur kishim barazuar 2-2 në Poloni dhe rrahëm Belgjikën 2-0 por asnjëherë nuk dimë ta marrim atë. Ndoshta sepse jemi më tepër amator se sa duhet dhe për fat të keq gëzohemi para kohe, apo mbytemi dhe me një pikë ujë…

Ndeshja

Një gol i shpejtë i Ramës, me një gjuajtje të fortë nga rreth 20 metra, na krijon përshtypjen se do të bëjmë mrekullinë dhe do të fitojmë. Mirëpo çorba e krijuar në mbrojtje, ndërsa islandezët e qarkullojnë mirë topin derisa arrijnë të gjejnë hapësirat dhe zonat e depërtimit drejt portës sonë, e bën kombëtaren që të dorëzohet brenda pesë minutave. Islandezët këmbëngulin gjatë për të shënuar dhe golin e dytë në portën e Berishës, që vazhdon të jetë në një formë për tu admiruar, paçka se ka pasur përpara një mbrojtje për tu harruar.

Ajo që u bë evidente ishte se mungesa e Mavrajt në qendër të mbrojtje, që arrin të mbyllë gjithçka dhe kur Cana gabon, krijoi një gropë të madhe, të cilën asnjëherë Teli nuk e mbylli. Të paktën në këto dy ndeshje në transfertë dhe që ishin shumë të rëndësishme për kuqezinjtë tanë për të mbajtur vendin e dytë në Grupin E, që do të thotë kalim në Play-off të Kampionatit Botëror Brazil 2014.. E jo vetëm kaq por dhe mbrojtësit e krahut ishin në një ditë të errët, sepse Lila, i vendosur në pozicionin e Agollit të skualifikuar, nuk e bënte dot atë.

Më tej akoma, në qendër të mesfushës me dy lojtarë krijues si Kaçe e Basha, të cilët vetëm shohin para dhe asnjëri nuk vjen mbrapa për të mbyllur, duket se nuk ishte zgjedhja e duhur e De Biazit, kur ka ulur Bulkun në stol, të cilin e futi shumë vonë. Rama e Roshi janë munduar nga krahët, por as Salihi e as Çani, të mbuluar rreptë nga mbrojtja islandeze, nuk krijuan asnjëherë rrezik për vendësit. Lagerbak është i qetë në stolin e tij, kurse De Biazi duket sikur e ka të vështirë të udhëzojë, sepse, ndoshta po të kishte qenë, do ti ndërronte të njëmbëdhjetë futbollistët e tij.

Dhe me barazimin 1-1 është mbyllur pjesa e parë. Por e dyta ka nisur më keq, sepse Islanda na ka goditur në zemër të mbrojtjes dhe me një thembër të Sigurthson na vjen dhe shpulla e dytë e vendësve. Kaq mjafton, Islanda administron, tanët lëvizin me Kaçen, por herë portieri e herë gjuajtjen tona të gabuara, nuk rrezikojnë në portën vendëse. Dhe ata që zëvëndësuan që nga Bulku, megjithëse

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›