E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni turk në ministrinë e Bujës

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Tekonologjisë, Ramë Buja, ka pritur në takim një delegacion nga Universiteti i Turqisë “Trakya”.

Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë Songul Ozan.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet UP-së dhe Universitetit të Trakias, për shkëmbimin e studentëve dhe të profesorëve, meqë Universiteti i Trakias është universiteti i vetëm në Turqi që e ka Departamentin e gjuhës shqipe.

Sipas shefit të kabinetit të Ministrit Buja, Arbër Morina, në këtë takim është folur për mundësine e bashkëpunimit ndërmjet dy univeristeteve.

Morina, mohon të jetë diskutuar ndryshimi i teksteve të historisë së shqiptarëve gjatë periudhës së Perandorisë Osmane

“Jo, nuk është biseduar për ndryshimin e teksteve të Historisë. Ka qenë një delegacion nga Universiteti “Trakya”, ka qenë takim i thjeshtë”, ka theksuar Morina për Indeksonline.

Ndryshe, kohëve të fundit është folur për mundësine e ndërrimit të disa termeve të cilat mund të konsiderohen fyese për popujt tjerë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›