Delegatet e LDK-se votuan per kryetarin

Votimi u be ne menyre te fshehte dhe pa pranine e mediave. Disa delegate ne kushte anonimiteti i thane Top Channel se deri me tani cdo gje eshte ne rregull dhe nuk ka pakenaqesi nga ana e delegateve per procesin e votimit.
Jane 365 delegate te Kuvendit Zgjedhor vota e te cileve do te percaktoje se cili nga kandidatet do ti prije LDK-se ne te ardhmen dhe ne zgjedhjet e pergjithshme te 12 dhjetorit.
Para se te niste punimet kuvendi i LDK-se kryesia e kesaj partie mbajti mbledhjen e radhes. Marreveshja e shumepritur per terheqje nga gara e zotit Sejdiu nuk u arrit edhe pas nje takimi te perbashket te Fatmir Sejdiut me Isa Mustafen mengjesin e sotem.
Por rreth ores 1115 qe te dy u paraqiten se bashku ne kuvend ndoshta per te shfaqur unitetin ne kete parti. Por me te hyre ne salle delegatet treguan me shume simpati ndaj Isa Mustafes duke thirrur emrin e tij.
Kuvendi nisi me himnin e Ibrahim Rugoves dhe ate shteteror. Te pranishem ishin edhe ambasadori amerikan Christopher Dell dhe nenkryetari i pare i AAK-se Blerim Shala.
Ne fjalen e tij kryetari i LDK-se Fatmir Sejdiu foli per gjendjen ne te cilen ndodhet LDK-ja nderkaq akuzoi te tjeret se jane munduar te krijojne percarje ne kete parti. Ai ftoi te gjithe ish-veprimtaret e LDK-se qe sipas tij jane larguar me heret te kthehen ne shtepine e tyre.
Pervec zgjedhjes se kryetarit te partise ne axhende kuvendi zgjedhor ka per detyre zgjedhjen e Keshillit te Pergjithshem miratimit te raportit financiar dhe deklarates politike.
Ne keto momente eshte duke u zhvilluar numerimi i votave.