Delijorgji i Gërdecit, pronari itruallit që po dëbon romët
Të tjera rreth shkrimit Amnesty: Veç dëbimit, asgjë nuk po bëni për romët Romët: Po s'u gjet zgjidhja, do digjemi të gjallë Ballauri: Delijorgji i Gërdecit do të ndërtojë tek romët
TIRANË - Mihal Delijorgji, njeriu i tragjedisë së Gërdecit që shkaktoi 26 të vdekur mes punëtorëve të thjeshtë, del prapë në skenë, e tani si pronari i truallit ku prej ditësh ka nisur dëbimi me forcë i familjeve rome, pasi në këtë truall do të ndërtohet një kompleks pallatesh.
E para që ka zbuluar emrin e Mihal Delijorgjit ka qenë aktivistja për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Elsa Ballauri, gjatë një interviste në studion e tv “A1 Report!”.
Sot kamera e “A1Report!” ka filmuar pikërisht Delijorgjin brenda zonës së rrethuar, ku do ndërtohet kompleksi i pallateve të shumëpërfolura.
Pavarësisht se u urdhërua ndërprerja e menjëhershme e dëbimit të romëve dhe pezullimi i punimeve, “A1Report!” ka mundur të filmojë krejt të kundërtën. Punimet vazhdojnë, romët kërcënohen dhe të gjithë këtë operacion e drejton vetë Mihal Delijorgji, i cili veç romëve kërkon të dëbojë dhe median.
Por ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj urdhëroi mbrojtjen e familjeve rome, asnjë patrullë policie nuk duket pranë; Delijorgji vazhdon punën pa përfillur asnjë thirrje ndërkohë që romët kërcënojnë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)