Toponimet, Greqia lejon kalimin e fëmijëve të lindur në Athinë
KORCË- Lirohet edhe njëherë përkohësisht, kalimi i fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në pikat kufitare me Greqinë, por këtë herë me një kusht të ri. Autoritetet doganore shqiptare në pikën e kufirit të Kapshticës konfirmuan për News24 se një urdhër i ri, lejon përgjatë muajit gusht, vetëm kalimin e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, që kanë lindur në Athinë.
Privohen nga e drejat e kalimit ata fëmijë që kanë lindur në qytete të tjera të Greqisë, për shkak të shkrimit të toponimeve të vendlindjes në pasaportat e tyre.
I ashtuquajturi problemi i toponimeve të lindjes së fëmijëve shqiptarë në Greqi, ka mëse 2 vjet që ka krijuar probleme të mëdha për emigrantët shqiptarë dhe nuk po gjen zgjidhje. Pak ditë më parë ambasadori ynë në Athinë Dashnor Dervishi zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm Grek Evangelos Venizelos për këtë cështje dhe mori prej tij premtimin se kjo cështje do të zgjidhet së shpejti dhe përfundimisht.
Edhe kryeministri i ri Edi Rama besohet se e ka trajtuar këtë cështje në takimin që zhvilloi me kreun e diplomacisë greke. Por derisa ky problem të gjejë zgjidhje përfundimtare, fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi, nuk e kanë të mundur lëvizjen e lirë drejt vendit të tyre të origjinës.
(m.a/BalkanWeb)