E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, riparohet defekti në kompjuterat e pales greke, nis kalimi pas 5 orësh

GJIROKASTËR- Plot 5 orë, duke nisur që prej mëngjesit të sotëm u bllokua kalimi i mjeteve dhe pasagjerëve në pikën kufitare të Kakavijës, në Gjirokastër.

Shkak për bllokimin e kalimit është bërë prishja e kompjuterëve të palës greke. Si pasojë e bllokimit janë krijuar radhë të gjata mjetesh në kufi, në pritje për të përfunduar procedurat. 

Por pas 5 orësh pritje, defekti është riparuar dhe emigrantët mund të kalojnë lirshëm nga Shqipëra drejt Greqisë.

Më herët lejohej vetëm kalimi nga Greqia drejt Shqipërisë.

(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›