E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Delijorgji", përplas KLD me Ministirnë e Drejtësisë

Autori i Lajmit: red.
Këshilli i Lartë i Drejtëisië
Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkoi pak ditë më parë shkarkimin e tre gjyqtarëve ushtarakë të Apelit të Durrësit, të cilët në dhjetor të vitit 2007 shpallën të pafajshëm Mihal Delijorgjin për kontrabandën e skrapit. Zyra për shtyp e KLD-së njoftoi dje se ka përfunduar raporti i inspektimit mbi çështjen “Delijorgji” në Gjykatën e Apelit Durrës, duke nxjerrë si konkluzion përfundimtar një sërë shkeljesh nga tre gjyqtarët e çështjes. Relacioni përfundimtar i është dërguar ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, duke i kërkuar njëkohësisht vlerësimin e këtij raporti përfundimtar dhe fillimin e një procedimi disiplinor ndaj tre gjyqtarëve të Apelit Ushtarak: Shaqir Gradica, Ylli Minka e Naun Pejo. Me anë të këtij vendimi, gjyqtarët ushtarakë i kanë falur Delijorgjit 1.2 milionë dollarë në dëm të buxhetit të shtetit, duke i dhënë atij pafajësinë për akuzën e kontrabandës.

Ministira e Drejtësisë
Ministria e Drejtësisë do të paraqesë përpara KLD-së kërkesën për procedim disiplinor ndaj tre gjyqtarëve të Gjykatës Apelit Usharak në Tiranë vetëm pasi të ketë siguruar prova. Përmes një njoftimi për shtyp, ministria ka reaguar dje në lidhje me tre gjyqtarët Shaqir Gradica, Naum Pejo e Ylli Minka, të cilët me një vendim të dhjetorit 2007 “liruan” nga akuza e kontrabandës së hekurit në dëm të shtetit në vlerë 1.2 milionë dollarë Mihal Delijorgjin. Sipas burimeve zyrtare për tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Usharak në Tiranë, do të nisë një procedim disiplinor i rregullt “pavarësisht paragjykimeve dhe diskutimeve që shoqërojnë këtë rast. “Ministri i Drejtësisë do të informojë në mënyrë të qartë e të detajuar gjyqtarët mbi faktet në ngarkim të tyre, si dhe mbi dokumentet që janë grumbulluar gjatë verifikimit të shkeljeve të pretenduara disiplinore nga inspektorati i KLD-së, me qëllim pritjen e pretendimeve me shkrim prej tyre dhe vlerësimin krahasues të këtyre pretendimeve ndaj konkluzioneve të inspektoratit të KLD-së”- thuhet në njoftimin zyrtar. Pas këtij vlerësimi, si dhe në respektim të të drejtave kushtetuese e ligjore të gjyqtarëve, Ministri i Drejtësisë do të çmojë dhe vendosë mbi kërkesën e përshtatshme që duhet depozituar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, kërkesë e cila do të gjejë mbështetje vetëm në ligj dhe në prova.

Konkluzionet në Gjykatën Ushtarake në Durrës
Shoqëria “Përparimi sh.a”, me president Mihal Delijorgjin ka importuar një sasie hekuri për ndërtim, ndërkohë që nëpërmjet 26 deklaratave doganore të viteve 1999-2000 është deklaruar lëndë e parë për prodhim gozhde apo llamarine. Veç akuzës së ngritur nga prokuroria mbi të njëjtën bazë, dega e Doganës Durrës, në cilësinë e paditësit civil ka ngritur një padi civile në procesin penal, duke kërkuar nga ana e paditur, shoqëria “Përparimi” sh.a shpërblimin e dëmit për këtë shkak në shumën e përgjithshme 122.668.851 lekë. Kryerja e veprës penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë” për të cilën akuzohet i pandehuri Mihal Delijorgji, lidhur me episodin e lartpërmendur, të importimit të hekurit për ndërtim, por të deklaruar lëndë të parë për prodhim gozhde, llamarine etj, nëpërmjet 26 deklaratave doganore, të viteve 1999-2000, është zbuluar sipas akuzës dhe paditësit civil si rezultat i një kontrolli aposteriori të praktikave doganore përkatëse të sekuestruara dhe të administruara në këtë gjykim.

Ky lajm është publikuar: 08/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›