Drejtësia: KLD-Alibeaj 13-0
Autori i Lajmit: red.
Kriza mbërthen “shtëpinë” e Ligjit në Shqipëri. E nisur si një mbledhje rutinë, madje në prani të media-s dhe me një fjalë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, mbledhja e djeshme e KLD ka shkaktuar tronditje të thellë për Drejtësinë Shqiptare. As më pas e as më shumë, Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar ngritjen dhe raportimin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve mbi ligjshmërinë e ushtrimit të detyrës nga ana e numrit dy (pas Presidentit të Republikës) të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Janë dashur rreth katër orë e gjysëm debat, por edhe një votim, për të fiksuar shifrat 13-0 në favor të Nënkryetarit të KLD. Ndërkohë që për çështjen e gjyqtarëve të dosjes “Delijorgji” (që shkaktoi edhe konfliktin mediatik Spahiu-Alibeaj), KLD s ka marrë asnjë vendim, pasi pritet raporti i inspektorëve dhe një vendim nga Ministria e Drejtësisë.
Pas akuzave ndaj një anëtari të KLD nga lidershipi i PD, përplasja e djeshme ndërmjet Alibeajt dhe Spahiut, mund të quhet pa frikë tronditja më e madhe për Drejtësinë Shqiptare. Edhe pse tashmë votimi ka mbaruar, duket se konflikti në “shtëpinë” e Ligjit, sapo ka filluar. Aq më tepër, që askush s është në gjendje nga vetë protagonistët të të “përkthejë” juridikisht se çfarë ngjet pas kësaj kërkese “të humbur” me votim të ministrit të Drejtësisë. Ose pas kësaj “fitoreje” me votim të KLD…
Ky lajm është publikuar: 08/07/2008