E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dell: Emrine presidentes nuk e propozoi SHBA

PRISHTINË- Deklarata e Behgjet Pacollit, se emri i Atifete Jahjagës për postin e presidentit të Kosovës ka dalë nga zarfi i Ambasadorit amerikan Christofer Dell, ka marrë përgjigje nga vet protagonisti i bisedimeve qe sollën marrëveshjen politike mes tre liderëve partiak kosovar. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Ina.

“Kryetari i Kuvendit të Prishtinës, Kryeministri Thaçi dhe Behgjet Pacolli kanë diskutuar për shumë emra, por emri i Atifete Jahjagës është ai për të cilin janë pajtuar që të tre. Ky emër nuk u është imponuar atyre”,- ka deklaruar Dell.

Ndërkohë shefi i diplomacisë amerikane bëri me dije se liderët kosovar kanë diskutuar vetë në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit. “Ata kanë biseduar për emrin vetë. Emri ka dalë si rezultat i diskutimeve të liderëve kosovar”,- shtoi diplomati amerikan.

Ditë me parë edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa kishte thënë se emri nuk ka dal nga propozimi i Dell, por është diskutuar gjatë takimeve qe janë zhvilluar ato ditë. Mustafa madje ka thënë se atij i është kërkuar qe të propozoi një emër për president, por ai ka refuzuar pasi sipas tij LDK është parti opozitare.
(e.m/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›