E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi voton Guvernatorin e ri të Bankës Qendrore

PRISHTINË- Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare me shumicë votash dhe votimim të fshehte zgjodhi Gani Gërgurin në postin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Mësohet se Gërguri, i cili ishte ushtrues i detyrës së guvernatorit, mori 58 vota, kandidati tjetër Safet Merovci 15, ndërsa 26 vota ishin të pavlefshme.

Kuvendi i Kosovës në seancën e 28 tetorit të vitit të kaluar mori vendim për shkarkimin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, i cili ishte arrestuar dhe mbahej në paraburgim nga korriku, ndaj të cilit u nis një hetim financiar pas akuzave për që ishin të ndërlidhura me një hetim financiar dhe korrupsion.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›