E Diel, 1 Nëntor 2026

Dell KQZ po organizon zgjedhje te besueshme

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Prishtine Kristofer Dell deklaron se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte duke zhvilluar zgjedhje te besueshme dhe mire te planifikuara.
Ne jemi mjaft te bindur se Valdete Daka dhe KQZ-ja do te organizojne proces zgjedhor te besueshem kompetent dhe mire te planifikuar deklaron ambasadori amerikan.

Gjate nje vizite ne Panelin per Ankesa ne KQZ Dell tha se zgjedhjet do te organizohen edhe ne pjesen veriore te Mitrovices.

Une besoj qe zgjedhjet do te mbahen atje sepse te gjithe qytetaret e Kosoves kane te drejten e votes se tyre disa mund te mos e shfrytezojne ate por te gjithe duhet te jene te barabarte per te shprehur deshiren e tyre per zgjedhjen e udheheqesve te tyre. Prandaj edhe nese keto raporte jane te sakta rreth disa obstruksioneve qe mund te vine nga autoritete te ndryshme ne kemi per qellim qe te vazhdojme dhe te shohim se te gjithe qytetaret e Kosove kane te drejten e shfrytezimit te votes me 12 dhjetor vlereson Kristofer Dell.

Ndersa udheheqesi i Panelit per Ankesa dhe Parashtresa Shukri Sylejmani tha se ky institucion ka marr mbeshtetje te fuqishme nga ambasadori Dell dhe faktori nderkombetare per mbarevajtjen e zgjedhjeve te 12 dhjetorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›