Dell Votimet nje tekst per klasen politike
Ambasadori amerikan ne Kosove Christopher Dell ka kerkuar nje proces zgjedhor demokratik dhe te paster ku do te reflektoje vullneti i qytetareve. Ai ka thene se zgjedhjet e dhjetorit jane nje test i rendesishem demokratik per Kosoven qytetaret e saj dhe politikanet. Komentet e Dell-it erdhen pas nenshkrimit te kodit te miresjelljes per zgjedhjet e jashtezakonshme te dhjetorit ndermjet partive politike. Kodi i miresjelljes parasheh nga te gjitha partite tu permbahen rregullave demokratike dhe te respektojne ligjet parasheh fushate me nje fjalor korrekt dhe te permbajtur. Kodi eshte nenshkruar nga perfaqesuesit e te gjitha partive politike perfshi kryetarin e PDK-se Hashim Thaci ai i LDK-se Isa Mustafa dhe te tjeret ndersa ka munguar perfaqesuesi i levizjes Vetevendosje. Ne nenshkrimin e kodit te udhehequr nga Presidenti ne detyre kane marre pjese edhe trupi diplomatik i akredituar ne Kosove.