Surroi Zhvillimet brenda LDK-se dhe Vetevendosja levizje pozitive
Intelektuali dhe publicisti i njohur Veton Surroi i ka cilesuar si zhvillime pozitive debatet brenda LDK-se nderkohe qe ka deklaruar se hyrja ne politike e levizjes Vetevendosja do te dinamizoje Parlamentin e Kosoves. Interesimit te BBC-se per zhvillimet ne LDK Surroi u eshte pergjigjur se nuk preferoj te merrem me ceshtje te partive vec e vec por ajo qe me duket e qarte eshte se ne kemi te bejme me procese demokratike dhe si te tilla duhen pershendetur. Ai e ka quajtur lajm te mire inkuadrimin e Vetevendosjes ne keto zgjedhje. Ata kane nje porosi politike te veten kane nje segment te vetin te popullates qe e terheqin dhe eshte shume me e mire veprimtaria e Vetevendosjes brenda Parlamentit. Shpresoj se do ta dinamizoje Parlamentin i cili mund te them se nuk ka shume me cka te mburret keto vitet e fundit. Dhe nje dinamizim i Parlamentit kudo qe te jete Vetevendosja apo cilido faktor i ri ne jeten politike te Kosoves eshte pozitive per Kosoven.
Pyetjes se BBC-se nese platformat per bashkim me Shqiperine kane vend per tu elaboruar ne kohen qe Kosova po mbush tre vjet si shtet i pavarur kryetari i klubit per politike te jashtme te Kosoves Veton Surroi i eshte pergjigjur me vleresimin se eshte shume mire qe ato te jene te artikuluara brenda nje debati politik jo jashte kornizave te debatit politik. Edhe ky si cdo opsion tjeter brenda nje konteksti racional te debatit duhet te kete legjitimitetin e vet.