E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dell Zgjedhje edhe ne Veri

Nga Express me 02 dhjetor 2010 ne ora 1726

147Ne jemi duke punuar me KQZ-ne dhe partneret nderkombetare per te krijuar kushte per zgjedhjet ne veri. Besoj se zgjedhjet do te mbahen atje sepse eshte e rendesishme148 tha pas nje takimi me perfaqesues te Panelit Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa ambasadori amerikan ne Kosove Christopher Dell.

Ai shfaqi besimin se zgjedhjet e 12 dhjetorit do te karakterizohen nga nje procedure me e thjeshtezuar e procesit per ankesa se sa zgjedhjet lokale te 2009-es.

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Prishtine Christopher Dell shprehu bindjen se zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare do te mund te zhvillohen edhe ne veri te Kosoves.

Dell tha se ne bashkepunim me autoritetet pergjegjese vendore e nderkombetare do te krijohen mundesite per pjesemarrjen e te gjithe qytetareve ne zgjedhje me 12 dhjetor.

147Ne jemi duke punuar me KQZ-ne dhe partneret nderkombetare - me Federaten Nderkombetare per Sisteme Elektorale sikurse me EULEX-in dhe KFOR-in per te krijuar kushtet per zgjedhjet ne veri. Besoj se zgjedhjet do te mbahen atje sepse eshte e rendesishme148.

147Te gjithe qytetaret e Kosoves meritojne ta kene te drejten per te hedhur voten e tyre disa mund edhe te mos e perdorin ate. Mirepo te gjithe meritojne t146i kene mundesite e barabarta per t146u shprehur dhe zgjedhur liderin e tyre148 u shpreh Dell.

Komenti i tij pason paralajmerimet e perfaqesuese te serbeve te veriut te Kosoves sipas te cilave te dielen e ardhshme nuk do te lejohet hapja e vendvotimeve ne zonat e banuara me serbe ne veri.

Edhe mekanizmat pergjegjes per administrimin e procesit zgjedhor jane zotuar se do te krijojne kushtet per zhvillimin e nje procesi te rregullt elektoral edhe ne veri te Kosoves.

Mirepo zgjedhjet e fundit ne Kosove ato per kryetar komune dhe kuvende komunale nuk paten rezultuar me percaktimin e lidereve legjitime per komunat ne veri per shkak te pjesemarrjes se ulet te votuesve ne ate pjese te vendit.

Duke folur per aspektin teknik te ecurise se procesit elektoral ne zgjedhjet e 2009-tes ambasadori amerikan Dell tha se ekzistimi i shume niveleve te ankesave dhe mungesa e qartesise per burimin e vendimeve kishin ndikuar ne krijimin e dyshimeve per rezultatin zgjedhor.

Dell theksoi se me thjeshtezimin e procedurave per ankesa do te kete nje shkalle me te larte te besueshmerise ne proces.

147Jam shume i bindur qe meqe ky panel udhehiqet nga drejtesia e Gjykates Supreme dhe nga 9 gjykates te Gjykates se Qarkut te cilet qe te gjithe jane verifikuar dhe riemeruar ne pozitat e tyre te gjithe ne Kosove mund ta kene nje shkalle te larte te besimit se keta do ta bejne punen ne menyren me profesionale dhe me te cmueshme148 theksoi Dell pas nje takimi me perfaqesues te Panelit Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa.

Kuvendi i Kosoves kohe me pare pati miratuar Ligjin e ri per Zgjedhjet permes te cilit thuhet se eshte thjeshtezuar aspekti procedural i paraqitjes dhe shqyrtimit te ankesave. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›