E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith Kosoves i duhet nje qeveri e paster

Bruksel 2 dhjetor NOA - Kreu i Zyres Civile Nderkombetare ne Kosove Pieter Feith gjate raportimit te tij para Komitetit per Pune te Jashtme te Parlamentit Evropian tha se pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit Kosova ka nevoje per formimin e nje qeveri te paster e cila sipas tij do te kete para vetes shume sfida.

Feith theksoi se bisedimet mes Prishtines e Beogradit do te mund te nisin pas formimit te qeverise se re.

Ai theksoi se situata ne veri te Kosoves vazhdon te jete sfida kryesore per institucionet e Kosoves dhe ato nderkombetare. Para komitetit Feith theksoi se kosovaret jane te zhgenjyer qe kane mbetur te vetmit te rajon pa mundesi per te udhetuar pa viza ne vendet e BE-se.

Feith theksoi rendesine qe ne monitorimin e zgjedhjeve te dhjetorit te merr pjese edhe nje delegacion i Parlamentit Evropian.

a.k/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›