E Shtunë, 31 Tetor 2026

Todoric Serbet mund te jene forca e dyte ne Kuvendin e Kosoves

Prishtine 2 dhjetor NOA - Ne fushaten zgjedhore per zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare ne Kosove qe do te mbahen me 12 dhjetor dje zyrtarisht jane nisur edhe perfaqesuesit e partive politike serbe dhe iniciativave qytetare edhe pse Beogradi ka porositur se akoma nuk jane krijuar kushtet per dalje ne zgjedhje.

Ne keto zgjedhje sic shkruan gazeta serbe Blic marrin pjese gjithsej 29 parti politike dhe iniciativa qytetare nga te cilat 8 jane serbe.

Ne listat zgjedhore serbe gjenden mbi 200 kandidate nder te cilet 82 jane femra.

Serbet kane 10 vende te garantuara ne Kuvendin e Kosoves me 120 vende.

Serbet do te mund te behen partia e dyte politike per nga fuqia dhe teorikisht do te mund te kishin edhe presidentin e Kosoves ne rast se do te bashkoheshin dhe ne rast ne zgjedhje do te votonin edhe te zhvendosurit. Rezultati definitiv do te ishte arritja e nje pushteti te rendesishem vlereson Vlladimir Todoric themeluesi i Qendres per Politike te Re dhe anetari i Keshillit per politike te jashtme te Ministrise se Jashtme Serbe.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›