E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delmins, kreacione unike

Nga Express më 07 gusht 2011 në ora 19:37

Në mileniumin e ri e veçanërisht në vitet e fundit, kemi mundësinë të shohim një trend të ri në përdorimin e simboleve tona kombëtare, figurave historike shqiptare, klubeve e ikonave sportive që po aplikohen në tekstil e kryesisht në bluza.

Përdorimi i simboleve, figurave etj. qoftë në mjedise të tjera kulturore po edhe në hapësirat kombëtare shqiptare, është bërë objekt trajtimi në fusha të ndryshme të dijës e në veçanti të antropologjisë kulturore. Por, këtu jemi përqendruar në një kompani të veçantë siç është ajo “Delmins”.

Në çdo festë kombëtare, rrugët e kryeqytetit tonë vërshohen nga shitësit ambulantë, të cilët të interesuarve u ofrojnë produktet e tyre të importuara kryesisht nga Turqia, ku si tematikë kanë simbolet tona kombëtare e shtetërore. Ky trend i përdorimit të këtyre simboleve në formën e zakonshme të tyre ka filluar të ndryshojë afërsisht para dy viteve. Nismëtar i këtyre modifikimeve është bëre kompania “Delmins” nga Prishtina, e cila është kompania e parë shqiptare që filloi të krijojë bluzat unike, ku subjektet e tyre i mori nga kultura dhe tradita shqiptare.

Figurat historike si: Skënderbeu, Ismail Qemajli e deri tek Adem Jashari, të cilat janë paraqitur te dizajnuara me kujdes, pastaj fytyrat më të njohura të sportit tonë në ditët e sotme si: Lorik Cana e Luan Krasniqi, janë punuar në rrymat moderne, ku të njëjtat të vendosura në bluzat e brenditë Delmins na japin një produkt unik, i cili ka bërë dhe po bënë bujë të madhe nëpër trojet shqiptare.

“Delmins” (emri është marrë nga kryeqyteti i fisit Ilir të Dalmatëve, të cilët kanë qenë të njohur në prodhimin e tekstilit) gjithashtu është kompania e cila ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me të gjithë krijuesit profilesh të ndryshme të cilët janë të interesuar për të promovuar kreacionet e tyre. Forma e përzgjedhjes së dizajnëve është bërë nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku dizajnet që kanë marrë më së shumti “pëlqime” (like), janë shtypur në bluza dhe janë vendosur në shitje. Bashkëpunimi me shumë artistë ka bërë që të kemi edhe shumë punime me thënie të njohura si: “Burri një herë flet”, “Shqiptar me gjak Shqiptari” e deri te thënia e fundit e Lorik Canës : “Nuk ndërrohet kombësia, nuk shitet shqiptaria”…

Se çka e bën “Delmins-in” një brend të dallueshëm është fakti se përveç dizjneve unike, është edhe shtypja e bluzave në sasi shumë të vogël, në mënyrë që ta forcojë epitetin e të qenit sa më i veçantë. “Delmins” furnizohet me bluza nga vendi dhe jashtë vendit, ndërsa shtypja e tyre bëhet në Kosovë me teknologjinë më të fundit.

Kompania kryesisht punon përmes Facebook me grupin “Delmins.com”, në të cilin do të gjeni diajnet më të mira dhe informacionet e nevojshme të shitjes.

Nga kompania thonë se do të freskojnë çdo herë kreacionet e tyre dhe se çdo ngjarje e madhe shqiptare do të përcillet me dizajne dhe krijime të reja. E fundit ishte stema e ekipit futbollistik “Shkëndija” nga Tetova.

“Delmins” mbetet i përkushtuar që gjithçka shqiptare të paraqitet në formën dhe mënyrën më të mirë të mundshme dhe meritore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›