Jay-Z bën qejf pa Beyoncen
Nga Express më 08 gusht 2011 në ora 09:13
Bashkëshorti i këngëtares Beyonce Knowles, reperi i njohur Jay-Z, është parë pak ditë më parë duke përqafuar një femër tjetër, gjë që ka nxitur spekulime se ai po e tradhton gruan e tij të famshme.
Këngëtari dhe producenti është parë në një festë të zhvilluar në New York, në shoqërinë e modeles së bukur Selita Ebanks, me të cilën ai është përqafuar dhe puthur.
“Tërë kohën janë përqafuar dhe përkëdhelur”, ka thënë një burim për revistën "In Touch".