Tiranë- Nëna 77-vjeçare plagos me thikë të birin pas një grindje familjare
Tiranë- Një 77-vjeçare ka goditur me thikë djalin e saj duke e plagosur atë rëndë.
Sipas burimeve të policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëmrreth orës 09″00 në banesën e tyre në Domje.
Mësohet se emoshuara H. Loka e ka goditur me thikë të birin gjatë një grindjeje në familje.
48-vjeçari Ramazan Loka është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak nga bashkëshortja e tij.
Tashmë ai është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Policia e shoqëroi të moshuarën H. Loka në komisariat për ta marrë në pyetje.