Delvinë, 50 vizita në ditë në qendrën shëndetësore

Qendra shëndetësore e qytetit të Delvinës gjatë kësaj periudhe ka më shumë se 50 vizita në ditë nga banorët. Janë kryesisht raste të të sëmurëve kronikë ata që paraqiten pranë kësaj qendre për të kryer vizita dhe për të marrë recetat e mjekimeve . Sipas mjekut të përgjithshëm Ermal Kopo, në këtë qendër shëndetësore gjatë këtyre ditëve ka patur edhe një numër të kosniderueshëm vizitash për moshat pediatrike tani që kanë filluar viruset e stinës.
“Rastet kryesore kanë qenë të të sëmurëve kronikë që janë raste që ndiqen për sëmundje kronike, njëkohësisht edhe rastet e të infektuarve me covid -19. Këta kanë qenë rastet kryesore që nga muaji janar e deri tani. Tani për momentin ka një rënie të fluksit, nuk është më i njëjti nga ai që ka qenë .Brenda një dite mund të kemi mesatarisht 50 vizitia në ditë. Ka ditë që mund të jenë 20-30 vizita në ditë . Ka raste që mund të kemi edhe 80-90 vizita në ditë. Qendra shëndetësore Delvinë, mbulon gjithë popullatën e qytetit të Delvinës. Mjekët janë për të gjitha gruposhat si për fëmijë ashtu edhe për të rritur. Për momentin janë më shumë fëmijët meqenëse kanë filluar viruset e stinës, tani që është kjo periudhë”, shprehet Kopo.
Kjo është periudha që mjekët kërkojnë prej banorëve të bëjnë më tepër kujdes jo vetëm për tu ruajtur nga covid 19 por edhe nga virozat e stinës.