E Shtunë, 31 Tetor 2026

Markat kryesore austriake vlejne 34,6 miliarde euro

Kompanite kryesore austriake po ecin mire. Dhjete markat kryesore Red Bull, Searovski, Raiffeisen, Spar, Casinos Austria, Mobil Austria, OBB, Erste Bank, Novomatic dhe Telekom, kane nje vlere te perbashket prej me shume se 34,6 miliarde euro, ka perllogaritur Instituti i Markes Evropiane e Vjenes (European Brand Institute Vienna). Kjo i pergjigjet nje rritjeje kundrejt vitit te kaluar me 5.6%. Markat me te vlefshme austriake u prezantuan te merkuren ne Vjene.

Ne kuadrin e studimit mbi vleren e kompanive austriake "eurobrand2008-Austria" u kontrolluar me imtesi 145 marka. Dhjete prej tyre treguan secila nga nje vlere prej me shume se 1 miliard euro. Red Bull, marka e vetme austriake ne majat e renditjes evropiane arrin ne nje vlere prej me shume se 12 miliarde euro. Kjo do te thote nje rritje prej 10% ne krahasim me nje vit me pare, del nga informacionet e Institutit te Markes Evropiane te Vienes. Si pasoje prej 2004 vlera e markave te gjigantit te pijeve alkoolike dhe artikujve sportive eshte rritur me 85%.

Searovski e ka rritur vleren e tij ne 4,98 miliarde euro (para nje viti 4,78 miliarde); Raiffeisen arriti ne 2,92 miliarde Euro (2,58 miliarde ne 2007); Spar ne 2,68 miliarde Euro (2,53 miliarde Euro). Mbi kufirin prej 2 miliarde euro ndodhen edhe Casino Austria (2,66 miliarde euro), ÖBB (2,16 miliarde euro) si edhe Erste Bank (2,15 miliarde euro). Koncerni i lojerave te fatit te Austrise se poshtme Novomatic regjistroi me 17,4% rritjen me te madhe midis 10 markave kryesore dhe renditet me 1,69 miliarde euro ne kete liste. Marka me e re ne kete liste eshte Telekom, i cili me nje vlere prej rreth 1,1 miliarde euro dhe do te ngjitet me nje rritje prej 16,3%.

Ne teresi shuma e vleres se 10 markave kryesore ne perpjesetim me Prodhimin e Pergjithshem Bruto (BIP) arrin ne 16,8%. Ne kete menyre Austria duke u krahasuar me nivelin mesatar evropian ndodhet ne "cerekun e siperm", sipas Gerhard Hrebicek, botues i "eurobrand2008 ". Shifrat e sakta per sa i perket kesaj do te publikohen ne studimin mbare-evropian per vleren e markave "eurobrand2008" qe do te publikohet ne muajin shtator. Ne Austri pjesa e sektoreve "Mallra Konsumi"; "Industria e Luksit dhe e Lojerave te Fatit" ndodhet dukshem mbi mesataren evropiane. Megjithate potenciale ekzistojne ne kategorite "Telekom", "Automobilat" dhe "Ilace".

Me gjithe kenaqesine mbi rritjen e pergjithshme, analistet shikojne nevojen per korrigjime ne tendencat rajonale. Ne landet e Steiermark, Karnten dhe Burgenland vetem pak kompani kane arritur, te krijojne marka te fuqishme, sipas Hrebicek. Ai shikon ne peizazhin lokal te markave nje tendence te fuqishme veri-jug. Rreth 2/3 e te gjithe markave me kryesore austriake jane perqendruar ne Vjene, Salzburg dhe Tirol.

Per studimin "eurobrand2008-Austria" u afruan sipas renditjes se lajmeve te "1000 kompanite me te ardhurat me te larta ne Austri" nga qershori 2008 kompanite vendase te markave, te cilat ndodhen me me shume se 45% ne pronesi vendase. Kompanite e perzgjedhura te markave u vleresuan ne baze te informacioneve ne pajtim me kriteret e markave, forcen e markave, zhvillimin e tendencave, potencialet e markave dhe te ardhurat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›