"Nuk kam marre para nga pacientet, i kisha me vete"
Mjeku i arrestuar, Kastriot Dautaj, eshte derguar pas arrestimit ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes, ku eshte izoluar. Gjate dites se hene, ai eshte marre ne pyetje nga policia, qe i ka marre nje deshmi ne lidhje me punen e tij dhe mitmarrjen. Gjate seances se pyetjeve, ai ka deklaruar se "50 mije leket nuk e kishte marre nga babai i pacientes se tij, Luljeta Hoxha, Ibrahimi, por i kishte me vete dhe nuk ishin para te marra per operacionin e veshkave". Hetimet ne kuader te operacionit "Veshka e Humbur", kane nxjerre dhe dy llogari bankare te Kastriot Dautajt, prej 640 mije dollaresh, qe i kishte ne te njejten banke te nivelit te dyte ne Tirane. Nderkohe qe ndaj kirurgut ishte hapur me pare nje hetim, pas denoncimit qe kishte bere Zyra Ago, per heqjen e veshkes pa dijenine e saj. Dyshimet per perfshirjen e profesori Dautajt ne nje rrjet te mundshem trafiku organesh nuk u provuan, por nderkohe survejimi nxori ne drite mitmarrjen.