E Diel, 1 Nëntor 2026

Delvinë, Tahiri: PDIU, partia e vetme që ka në thelb çështjen kombëtare

DELVINE- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka prezantuar sot në Delvinë kandidatët për deputet të Qarkut të Vlorës. Në fjalën e tij, deputetit aktual i PDIU-së në këtë Qark, njëherazi dhe kandidat për deputet, zoti Dashamir Tahiri ka falenderuar qytetarët e Delvinës për mbështetjen e dhënë dhe ka garantuar se edhe në 4 vitet e ardhshme deputetët e PDIU-së do jenë pranë qytetarëve.

“Miq, ne kemi treguar se në këto 4 vite edhe pse vetëm me dy deputetë, kemi bërë shumë. Ne nuk ju kemi bërë premtime të kota, por kemi treguar me fakte se kemi qenë pranë jush. Unë ju garantoj se edhe në 4 vitet e ardhshme do jemi pranë jush dhe problemeve tuaja. Unë ju bëj thirrje edhe një herë që më datë 23 qershor të votoni numrin 50, të votoni Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, si partia e vetme që ka në themel të saj çështjen kombëtare.” – deklaroi zoti Tahiri.

Në fund të fjalës së tij, zoti Tahiri shprehu bindjen se Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet në Parlamentin e ardhshëm do të përfaqësohet me dy deputetë nga Qarku i Vlorës.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›