E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adi Krasta, 150 mijë lekë detyrim ndaj “Top”-it

Gazetari i mirënjohur Adi Krasta ka humbur betejën ligjore me televizionin “Top Channel”. Gjykata e Tiranës ka vendosur të  pranojë kërkesë-padinë e televizionit dhe të  urdhërojë Krastën t’i kthejë shoqërisë “Top  Channel” sh.a. vlerën prej 149.803 lekësh, si  sanksion për zgjidhje të kontratës së punës me  afat në mënyrë të menjëhershme dhe pa  shkaqe të justifikuara. Në vendimin e gjykatës  thuhet se paditësi, shoqëria “Top Channel” sh.a. (me cilësinë e punëdhënësit) ka lidhur kontratën e punës më datë 13.09.2011 me të paditurin
Adrian Krasta (me cilësinë e punëmarrësit). 

Kontrata ka parashikuar një kohëzgjatje prej 9  muajsh, saktësisht nga dt.13.09.2011 deri në dt.25.06.2012. Televizioni “Top Channel”, e ka punësuar Krastën për vendin e punës “Moderator”, në programin televiziv “100 Milionë”, të cilin ky i fundit do ta realizonte përgjatë gjithë sezonit televiziv prej 9 muajsh. 

(Shkrimi i plote sot ne suplementin Bluetooth te Gazeta Shqiptare) 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›