E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, fushatë kundër piraterisë dhe falsifikimit

PRISHTINË-Task Forca Kundër Piraterisë dhe Falsifikimit, e themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka nisur nga sot fushatën informuese dhe edukuese kundër piraterisë dhe falsifikimit, me moton “Stop Piraterisë”. 

Gjithë fushata informuese do të jetë nën menaxhimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që është edhe kryesuese e Task Forcës, u bë e ditur nga kjo ministri. Pas 15 gushtit konfiskohet çdo material i paautorizuar dhe ndiqen ligjërisht shkelësit e ligjit.

Fushata ka nisur me njoftimin drejtuar të gjithë personave fizik dhe juridik, të cilët bëjnë prodhimin, shpërndarjen, shitjen fizike të materialeve, apo vendosjen në internet të produkteve, të cilat përmbajnë material që mbrohet me të drejtën e autorit, se obligohen që të pajisen me kontrata apo autorizime përkatëse nga mbajtësit e të drejtave.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›