E Diel, 1 Nëntor 2026

Delvinë, abuzon me një të mitur, prangoset pedofili

Aida Malaj

Abuzon me thjeshtrën e mitur, prangoset 47-vjeçari pedofil. Kallëzimi është bërë nga nëna e vogëlushes, e cila sapo ka mësuar se çfarë ka ndodhur me të bijën, i është drejtuar komisariatit të Delvinës.

E tronditur ajo ka rrëfyer për uniformat blu se Panajot Anangnosti, 47 vjeç, kishte abuzuar seksualisht me të bijën 8-vjeçare. Gruaja ka deklaruar se 47-vjeçari bashkëjetonte prej disa vitesh me të dhe dy fëmijët e saj, që kishte pasur nga një martesë e mëparshme.

Pas denoncimit të gruas, policia është vënë në lëvizje dhe pas disa orë kërkimesh, rreth orës 02:00 të së dielës, është bërë e mundur gjetja dhe arrestimi i Anangnostit, në fshatin Mesopotam të Delvinës. Ndaj tij rëndon akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur.

21 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Delvinë, abuzon me një të mitur, prangoset pedofili burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›