E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohen 4 persona për vjedhje

Një operacion i policisë së Komisariatit nr.6 në kryeqytet ka cuar në pranga tre persona në zonën e Kombinatit, nën akuzën e vjedhjes.
Blutë e Tiranës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve Elton Halili, 36 vjeç, F.A., 17 vjeç dhe Emro Mejdani, 19 vjeç.

Sipas policisë arrestimi i tyre u bë pasi te tre ne bashkepunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur një sasi hekuri dhe kanë ushtruar dhunë mbi rojen që ruante vendin e grumbullimit të hekurave.
 

Por akuzat ndaj tyre nuk mbyllen këtu, pasi blutë bëjnë me dije se të arrestuarit akuzohen dhe për disa vjedhje të tjera.Jo vetëm kaq, por mësohet se njëri prej tyre, përkatësisht shtetasi Emro Mejdani më parë është dënuar nga gjykata me 6 muaj burg për vjedhje.
 

Ndërkaq forcat e Komisaritat nr. 6 kanë bërë arrestimin edhe të shtetasit Elton Kranja, 36 vjeç, ishte dënuar nga gjykata me 1.5 vjet burg për vjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›