E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngacmime seksuale ndaj të miturës, në pranga 52 vjeçari

Pas rastit të rëndë në Delvinë, regjistrohet një tjetër rast abuzimi seksual me nje të mitur, por kësaj radhe në kaudrin vetëm të ngacmimeve. Policia e Korcës ka vënë në pranga 52 vjeçarin Vladimir Xhaollari për ngacmim të një vajze të mitur.
 

Sic bëjnë të ditur burime nga policia, 52-vjeçari ka tentuar ta ngacmojë, duke kryer veprime jo të hijshme 12-vjeçaren E.XH. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme në një dyqan në fshatin Leminot, në prani të shitësve të dyqanit.
 

Mësohet se kanë qenë familjarët e të miturës që e kanë denoncuar rastin në policinë e Korcës, ku këta të fundit më pas kanë bërë dhe arrestimin e Xhaollarit.

Materialet lidhur me këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprën penale “ngacmime seksuale me të mitur”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›