E Enjte, 5 Nëntor 2026

Delvinë, fshati Vllahat pa ujë

Prej vitesh banorët e fshatit Vllahat në bashkinë e Delvinës, përballen me problemin e mungesës së ujit të pijshëm . Ata pohojnë për Rtsh-Gjirokastra se uji vjen në rubinetat e banesave të tyre për vetëm 30 minuta në ditë dhe se kjo nuk mjafton me pasojë vështirësimin e jetesës. Ndërkohë sipas tyre tokat bujqësore nuk punohen më për shkak të mungesës së ujit për ti vaditur.

“Kemi vetëm 30 minuta ujë. Çfarë mund të bësh më parë në aq pak kohë. Pa ujë nuk jetohet aq më tepër në fshat që nevojat janë më të mëdha. Kemi kërkuar zgjidhje por akoma s’është marrë asnjë masë” thotë një banor i fshatit.

“Le që për të pirë nuk kemi por s’kemi as për të vaditur tokat bujqësore. Ne jemi një vend që vetëm me bujqësi mund të jetojmë, po kur nuk kemi me se të vadisim tokat s’kemi edhe se si i punojmë “ pohon një tjetër banor i fshatit Vllahat.

Aktualisht në fshatin Vllahat të bashkisë së Delvinës, jetojnë më shumë së 100 familje të cilat përballen me këtë problem.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›