Delvinë, kapen dy vjedhës, në kërkim një i tretë
DELVINË - Policia e Delvinës ka arrestuar dy persona për grabitje, ndërsa ka shpallur në kërkim një person të tretë.
Policia tha nëpërmjet një njoftimi pët shtyp se, "Olsi Devoli dhe Erion Spahiu, 20 dhe 31-vjeç, të dy nga Berati, dyshohet se tre ditë më parë grabitën forcërisht një motor 'Triumph 750 kubik', me vlerë 4 mijë euro. Sipas policisë, aktualisht ndaj dy të arrestuarve po zhvillohen hetime intensive, pasi dyshohet se këta persona të jenë autorë edhe të disa grabitjeve të tjera të bëra në këtë qytet.
“Personat e ndaluar kishin pak muaj që kishin ardhur si emigrantë në Delvinë”, sqarojnë burimet të policisë lokale.
(d.b/BalkanWeb)