Arabia Saudite, mbreti Abdallah njofton të drejtën e votës për gratë
RIAD- Mbreti Abdallah i Arabisë Saudite njoftoi sot se, duke nisur nga mandati i ardhshëm, gratë saudite do të kenë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen në nivel rajonal dhe do të kenë të drejtë të marrin pjesë në Majlis al-Chura, këshill konsultativ.
Sovrani saudit e bëri këtë njoftim në hapje të sesionit të ri të Majlis al-Chura në Riad.
Është hera e parë që gruaja saudite gëzon të drejtën e votës në një proces zgjedhor në këtë mbretëri ultrakonservatore, ku zhvillohen vetëm zgjedhje bashkiake.
Këshillat bashkiakë kanë një mandat katërvjeçar.
"Duke nisur nga mandati i ardhshëm, gratë do të kenë të drejtë të kandidojnë për t'u zgjedhur në këshilla bashkiakë si dhe do të kenë të drejtë vote në kuadër të parimeve të islamit", deklaroi sovrani.
"Ne kemi vendosur gjithashtu që gruaja të marrë pjesë në Majlis al-Chura si anëtare", shtoi ai.
Këtë javë pritet të zhvillohen zgjedhje bashkiake, të dytat në historinë e mbretërisë, nga të cilat gratë janë të përjashtuara. Nga këto zgjedhje përcaktohet gjysma e 285 vendeve të këshillave bashkiakë të mbretërisë dhe gjysma tjetër emërohet nga qeveria.
Majlis al-Chura kishte rekomanduar autorizimin e votës për gratë, por jo pjesëmarrjen e tyre që në zgjedhjet e ardhshme lokale pas katër vjetësh, sipas burimeve zyrtare.
(d.b/BalkanWeb)