E Diel, 1 Nëntor 2026

FSK do zhvillojë ushtrimin “Luani i Shkathët”

PRISHTINË- Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojnë ushtrimin fushor “Luani i Shkathët - 4”, nga 27-29 shtator, në lokalitetin e maleve të Berishës, në kuadër të Planit Vjetor për realizimin e objektivave të stërvitjes.
Sipas komunikatës së sotme nga Ministria e FSK-së, gjatë stërvitjes, do të ketë situata në të cilat do të verifikohen e vlerësohen aftësitë reaguese, komanduese dhe komunikuese të komandave dhe njësive. Pjesëmarrës të ushtrimit do të jenë Komanda e Forcave Tokësore me të gjitha njësitë e veta. Ushtrimi do të vëzhgohet dhe vlerësohet nga ekipet e përbashkëta të FSK-së dhe NATO-s (KFOR-it).

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›