E Enjte, 5 Nëntor 2026

Delvinë, të moshuarit kërkojnë më shumë vemendje

Në këto ditë të vështira që e gjithë bota po kalon për shkak të pandemisë së koronavirusit, janë të moshuarit ata që kërkojnë më tepër përkujdesje, vëmendje e dashuri. Përsa i përket kujdesit për moshën e tretë, në bashkinë e Delvinës, të moshuarit kërkojnë më shumë mbrojtje shëndetësore dhe ekonomike, si edhe një jetë më aktive, në veprimtari të përditshme shoqërore.

Në këtë bashki ka vetëm një qendër sociale për të moshuarit, që ndodhet në qendër të qytetit dhe frekuentohet ç’do ditë nga më shumë se 30 të moshuar.

“Kjo është e vetmja qendër në Delvinë ku kalojmë kohën e lirë. Marrim një çaj ose një kafe dhe shijojmë lojën me domino në shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë, masat për covid-19 i repsektojmë një për një, që të mos rrezikojmë veten as të tjerët”, shprehet një i moshuar.

“Më shumë përkudesje duhet të ketë për ne, pasi jemi mosha më delikate. Meritojmë më shumë kujdes dhe dashuri nga moshat e reja. Vijmë këtu për të kaluar kohën dhe më pas largohemi për në shtëpi, duke bërë një xhiro në qendër të qytetit”, shprehet një gjysh rreth 85 vjeçar.

Mosha e tretë është ajo më delikatja në këtë periudhë. Fillimisht, ishin konsideruar si më problematikët në zbatimin e rregullave kundër virusit, por me shtimin e rasteve duket se sjellja e pensionistëve ka ndryshuar tërësisht, duke marrë të gjitha masat mbrojtëse, sa herë dalin nga shtëpitë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›