E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fillon faza e dytë e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit në fshatin Symiz

Ka filluar puna për fazën e dytë të ndërtimit në rrjetin e brendshëm të ujësjellësit në fshatin Symiz i njësisë administrative Libonik. Një investim me fondet e Bashkisë Maliq i cili do tju shërbejë rreth 210 familjeve të këtij fshati të cilët prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të bollshëm. Burbuqe Beshiri administrator e njësisë Libonik shpreht se me këtë investim tashmë këto familje do të kenë ujë në banesa 24 orë. Funizimi me ujë i këtij fshati do të kryhet nga depoja e Qesaratit.

Me përfundimin e shtrimit të rrjetit më pas do të vijohet me vendosjen e sahatëve nëpër shtëpi. Projekti që përfshin të dy fazat e ndërtimit të rrjetit të brendshëm të ujësjellësit në fshatin Symiz kap një vlerë rreth 4.2 milion lekë të reja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›