Gjirokstër/ Rritet çmimi i mishit për festat e fundvitit

Çmimi i mishit në tregun shqiptar gjatë festave të fundvitit pëson rritje. Nga 800 lekë kg, këtë fundvit qytetarët janë të detyruar që 1kg mish qingji ta blejnë me 900 lekë.Tregetarët në Gjirokastër e justifikojnë këtë rritje , me mungesën e qingjave në treg. Sipas tyre tufat e bagëtive janë ulur dhe kjo sjell rritje të çmimit .
-Tregëtarët thonë se : Çmimet deri tani janë njëlloj si muajt e kaluar , por një rritje të lehtë ka pësuar mishi i qingjit, i cili nga 800 lekë ka shkuar 900 lekë kg.Kjo rritje ka ardhur për shkak të blegtorëve.
Ndryshe ndodh në tregun e fruta-perimve, ku çmimet nuk kanë pësuar rritje, por ajo që vihet re janë blerjet e pakta. Qytetarët thonë se , me pagat dhe pensionet që kanë e kanë të pamundur të plotësojnë të gjitha kërkesat e tryezës së fundvitit.
-Qytetarët thonë se mishi është një produkt i rëndësishëm , nuk duhet të rritet çmimi, pasi jo të gjithë kanë mundësi ta përballojnë blerjen e tij .Kjo është një praktikë e zakonshme gjatë këtyre festave .
Në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera, çmimet në prag të festave të fundvitit pësojnë rritje .