E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demaçi në Llap: Më keqkuptuat

 Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi ka thënë se është keqkuptuar kur ka deklaruar se llapjanët nuk e donin luftën.

Ai ka thënë se e ka pas fjalën për ata llapjan të cilët e sabotuan luftën e UÇK-së dhe nuk morën pjesë në kryengritjen e armatosur.

“Kohë më parë në deklarimin tim jam keqkuptuar apo nuk kanë dashur të më kuptojnë llapjanët e mi. Kam thënë se disa nga llapjanët e mi nuk e deshën luftën. Kam thënë kështu për ata, të cilët, 14 vjet pas përfundimit të luftës, Besianën vazhdojnë ta quajnë Podujevë. Kam thënë për ata të cilët pa asnjë meritë e qeverisin komunën e Besianës. Kam thënë për ata llapjanë të cilët e sabotuan luftën dhe nuk morën pjesë në kryengritjen e armatosur”, ka thënë Demaçi, shkruan Epoka e re./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›