Shqiptarët skeptikë, serbët këmbëngulës

Shqiptarët e pjesës veriore të Mitrovicës dhe të fshatrave shqiptare të Leposaviqit, Zveçanit e të Zubin-Potokut, si dhe ata në jug të Ibrit, me skepticizëm dhe shqetësimin më të madh janë duke pritur fillimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Thaçit dhe të Daçiqit.
Kjo mbase edhe për shkak të pavendosmërisë së delegacionit të Serbisë për zbatim të marrëveshjes, e cila tani ka kërkuar që të shtyhet edhe për një kohë fillimi i zbatimit të saj, shkruan zëri.
Opinionet janë të ndryshme, nga ata që e pranojnë dhe e mbështesin marrëveshjen deri tek ata që e kundërshtojnë dhe kritikojnë hapur atë, si të dëmshme, si lëshim pe përtej kufijve të lejuar që mund të sjellin pasoja në të ardhmen e vendit.
Ajo çka vërtet i brengos banorët shqiptarë të lagjeve të veriut të Mitrovicës, është paralajmërimi i amnistisë së shumë grupeve dhe personave që deri tani ishin iniciatorët, nxitësit dhe pjesëmarrës në tensionimin e situatës, kundërshtar të shtrirjes së autoriteteve të Kosovës./Indeksonline/