E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demaci Veprat e mira duhet te ndricohen

Nga Express me 15 nentor 2010 ne ora 1529

Me rastin e tre vjetorit te vdekjes se shkrimtarit e publicistin Iljaz Prokshi te henen eshte mbajtur nje akademi perkujtimore me c146rast shkrimtare e studiues vleresuan se me veprat e tij Prokshi ka zene vend meritor ne fushen e letersise.

Akademia perkujtimore eshte mbajtur ne Institutin Albanologjik te Prishtines nen kujdesin e Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves.

Me kete rast kryetari i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves Adem Demaci ka thene se edhe pse ne kushte te veshtira duhet te vazhdohen perpjekjet per te ndricuar veprat e krijuesve te medhenj sic eshte Prokshi.

147Deshira jone eshte qe te tregojme edhe para te gjalleve se ata qe lene vepra te mira e te mbara pas vetes nuk do te harrohen do te perkujtohen do te perkrahen edhe do te bejme perpjekje qe vepra e tyre te ndricohet gjithnje e me teper dhe te njihet gjithnje me teper148 eshte shprehur Demaci.

Nderkaq kritiku letrar Shyqeri Galica e ka vleresuar larte vepren e Iljaz Prokshit duke thene se Prokshi si poet prozator e publicist do te mbetet emer i vecante ne letersine e sotme shqipe.

147Edhe pse heret u nda nga jeta vepra e tij jetesore dhe krijuese do te zere vend meritor ne fondin e letersise shqipe duke u vecuar me prirjen artikulimin dhe trajtimin e shumanshem te temave ku vend qendror pa dyshim ze tema e atdhedashurise te cilen e ka shkruar me perkushtimin me te madh krijues148 ka thene Galica.

Ndersa shkrimtari Emin Kabashi ka thene se vdekja i gjen te gjithe njerezit por vdekja e krijuesit edhe hap nje varg dilemash interesante jo vetem ne jeten shpirterore por ne jeten kulturore te te gjithe popujve historike.

147Per cudi edhe tri vjet pas ikjes se tij nga jeta e te gjalleve ai eshte me poezine e tij148 eshte shprehur Kabashi.

Nderkaq aktoret Blerta Deliaj dhe Veton Osmani kane lexuar disa nga poezite e Iljaz Prokshit.

Iljaz Prokshi ka lindur ne Fortese te Drenices me 15 nentor 1949 ndersa vdiq me 28 prill 2007. Studimet i mbaroi ne Fakultetin e Filologjise dega per Gjuhe dhe Letersi Shqipe Albanologji ne Universitetin e Prishtines me nota te larta. Me vone punesohet ne gazeten Kosova te Korporates Energjetike te Kosoves ne Prishtine ne fillim si gazetar e me vone si redaktor pergjegjes i kesaj gazete. Nje kohe te gjate bashkepunoi si gazetar edhe me disa gazeta shqipe qe dilnin jashte Kosoves si Top Kultura Spektri ne Zvicer Trojet tona ne Nju Jork etj.

Prokshi ka botuar vellimet poetike 147Pike e bardhe endrre148 147Satana ne ferr148 147Fytyre ne pergamene148 147Psalm arberor148 si dhe shume vellime te tjera. Ka botuar po ashtu edhe permbledhjet e tregimeve si 147Libri i kujtimeve148 147Daullet e nates148 147Vdekja ne enderr148 147Magjia e mjegulles148 147Vajza e trendafilave148 e te tjera. Gjithashtu ka te botuar edhe romanet 147Fundi i zemerimit148 Per kete roman autorit iu dha cmimi letrar si romani me i mire i vitit i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves me 1997 147Dashuri ne labirint148 2001 . Ka te pergatitur per shtyp edhe dy romane nje liber me kritika dhe ese letrare si dhe shume shkrime publicistike. /kosovapress/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›