Leximi i ben mire trurit

Nje studim i bere nga nje ekip ekspertesh nga Evropa ka arritur ne perfundim te asaj qe shumica e njerezve vecse e kane ditur Leximi i ben mire trurit.
Neuroshkencetari Kognitiv Stanislas Dehaene nga Institut National de la Sante et de la Recherche Medicale ne Gif-sur-Yvette te Frances dhe partneret e tij prej Belgjikes Brazili dhe Portugalise kane perdorur nje Imazhe nga Rezonanca Magnetike fMRI per te studiuar trurin e 63 te rriturve. Prej tyre 10 ishin analfabete 22 mesuan te lexojne si te rritur dhe 31 kane mesuar te lexojne qysh prej femijerise.
Shkencetaret gjeten se truri i te rriturve qe mund te lexonin kishte nje reagim me dinamik ndaj fjaleve te printuara ne regjione te trurit qe perpunon informatat vizuale. Ka pasur gjithashtu reagime te ngjashme edhe ne zona te trurit qe reagojne ndaj informatave te ofruara permes zerit.
Subjektet analfabet kane perdorur zona te medha te regjionit te trurit qe reagon ndaj imazheve te fytyrave qe eshte nje dallim ndaj subjekteve te shkolluar. Kjo mund te nenkuptoje se njerezit e shkolluar kane me pak aftesi ne njohjen e fytyres dhe eksperimentet jane vecse duke u marre me kete ceshtje per te shikuar nese kjo eshte e vertete apo jo. /pcworld.al/