E Diel, 1 Nëntor 2026

Demaçi përshëndet takimin: S`ka arsye të mos takohemi me serbët

Veprimtari i madh i çështjes kombëtare Adem Demaçi ka përshëndetur takimin e Kryeministrit Hashim Thaçi me Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç.
 

Sipas Demaçit Kosova nuk ka arsye të mos takohet me Serbinë. “Ne duhet të ecim përpara” thotë Demaçi.
 

"Pa hy në Evropë, Kosova dhe Serbia, nuk do të kryhet kurrë procesi i paqësimit në mes të këtyre dy vendeve" thotë Demaçi.
“Serbia është ajo qe nuk do bisedime, sepse ajo e ka humbur luftën. Kurse në këtë rast ne jemi fitimtarë, sepse në kemi fituar në këte luftë” ka theksuar Demaçi.
 

Vendi ynë është i pavarur por ende nuk është. Ne duhet te kemi gjyqësorin prokurorinë, e policinë në duart tona. Deri sa të tjerët komandojnë me këto institucione, në nuk jemi të pavarur.
 

“Nuk jemi të pavarur kur një pjesë e Kosovës ende nuk e kemi në qeverisje” tha Demaçi.
Sipas Demaçit veç me bisedime vazhdohen rrugët, nëse nuk duam bisedim mund të mbesim kështu si jemi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›