E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brahimi takohet me Assad

Televizioni shtetëror sirian ka raportuar se presidenti i vendit Bashar Al Asad është takuar me të dërguarin special të Okb-së dhe ligës arabe Lakdar Brahumi. Gjatë bisedës, Brahimi ka kërkuar që të dyja palët në konfliktin sirian të deklarojnë një armëpushim të njëanshëm, gjatë katër ditëve të pushimit për shkak të festës myslimane të Bajramit të vogël që nis të enjten. Brahimi është takuar gjithashtu edhe me ministrin e jashtëm të vendit si dhe me liderë të opozitës që e kanë mirëpritur propozimin për armëpushim. Ministri i jashtëm sirian është shprehur se Brahimi e ka propozuar armëpushim edhe në përpjekje për të organizuar një dialog global për sirinë që do të jetë i lirë nga cdo ndërhyrje e huaj. Nga ana e tyre liderët e opozitës janë shprehur se niveli i dhunës në vend është shumë i rrezikshëm dhe paraqet një kërcënim për pavarësinë e vendit. Më parë Brahimi ishte shprehur se shpresat për një sukses në bisedimet për paqe ishin shumë të pakta, ndërkohë që konflikti vazhdon. Siria nga ana e saj deri tani nuk ka dhënë asnjë përgjigje për planin e paqes të propozuar nga Brahimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›