E Diel, 1 Nëntor 2026

Demaj shenon, por Partizani barazon me DinamonPartizani bën hap fals në derbi, kreu i vështirë. Besa vazhdon surprizat, këtë herë mund Vllazninë

Pergatiti: Jorgis Memo (Panorama Sport) - Derbi Dinamo-Partizani ka dhuruar emocione nga fillimi i lojës e deri në fund. Të kuqtë kishin ardhur në fushën e kompleksit “Dinamo”, me mendimin për të fituar. Deri një minutë para kohës së rregullt ia kanë arritur qëllimit, por vetëm kaq, pasi dinamovitët ndëshkuan në momentin kur nuk pritej. Djemtë e drejtuar nga Marko Pelinxhi e nisën lojën në sulm, duke krijuar disa raste të pastra për shënim. Fillimisht ka qenë Mehja, më i miri në fushë, i cili godet portën e Myrtajt, por topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule. Dinamo reagon me Dajën, që gjendet i vetëm me portierin Çullhaj, por ndërhyrja decizive e Likës, në momentin e fundit, shpëton të kuqtë nga pësimi i golit. Por goli nuk vonoi dhe Partizani arrin të kalojë në avantazh, në minutën e 35-të, me anë të kapitenin Demaj, që goditi saktë me të majtën. Më pas, të kuqtë çlirohen dhe krijojnë të tjera raste shënimi. Megjithatë, pjesa e parë nuk do të ketë më ndryshime.
Pjesa e dytë
45 minutat e dyta nisin në sulm për blutë. Ekipi i trajnerit Bashkim Delia kërkon me insistim golin e barazimit, por has në pengesën e mbrojtjes mike, ku Demaj dhe Lika janë të pakalueshëm. Me kalimin e minutave, Partizani përmirëson ndjeshëm lojën dhe në gjithçka për të shënuar golin e sigurisë. Në një sulm të të kuqve, Mehja pengohet dhe me të drejtë gjyqtari Masha akordon një 11-metërsh. Nga pika e bardhe gjuan po Mehja, por portieri Myrtaj nuk lejon prekjen e rrjetës. Dhe ligji i pashkruar i futbollit: po nuk shënove, do të pësosh, vihet në zbatim më pas. Nga një goditje dënimi, Daja jep në zonë një top në formë krosi, që devijohet nga një mbrojtës, dhe aty, Angjeli i pambuluar, afër portës, shënon golin e barazimit. Përpjekjet e të kuqve në fund nuk sjellin gjë dhe gjithçka mbyllet në barazim 1-1. Duke pasur parasysh pretendimet e Partizanit, ky barazim mund t’i kushtojë, sepse Besa tashmë është shkëputur me katër pikë.
Aldo Liçaj

Dinamo – Partizani    1-1
Dinamo: Myrtaj, Zhllima, Uku, Ferraj, Xhemali, Hasa, Burhanaj, Daja, Tragaj, Çika, Delisinaj. (U aktivizuan: Angjeli, Shabani, Tujani) Trajner: B.Delia
Partizani: Çullhaj, Hithi, Demaj, Kamberi, Lika, Sulçe, Çobani, Agolli, Bleta, Gjoka, Mehja. (U aktivizuan: Bardhi, Çiçi, Xhepa, Mukaj, Bitri). Trajner: M.Pelinxhi
Shënues: Angjeli 89’ / Demaj 35’
Gjyqtarë: M.Masha, E.Zeqaj, B.Hakrama (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Zhilla, Shabani, Daja, Xhemali, Agolli, Bleta, Çobani, Hithi

Kthehet gjyqtari Sopjani, ndalet Lushnja

Apolonia ka ndalur Lushnjën pretendente, në një barazim 2-2. Miqtë, më të qartë taktikisht arrijnë të kalojnë të parët në avantazh me anë të Pepës. Reagimi i fierakëve ka qenë i menjëhershëm, kur File ktheu në gol penalltinë. Pas këtij momenti, fierakët sulmojnë me forca të shumta në kërkim të golit, por ata që shënojnë janë miqtë. Baze, lojtari më miri në fushë për të dy ekipet, ndërmerr një aksion personal dhe në hyrje të zonës gjuan, duke kaluar përsëri Lushnjën në avantazh. Por në fund të lojës, pas një sulmi të shpejt, Hasani realizoi, duke barazuar rezultatin, që mbeti i pandryshuar. Për t’u përmendur në këtë ndeshje, është gjykimi kompetent i Mentor Sopjanit, që rikthehet të gjykojë pas incidentit në Pukë, ku ai u dhunua.
Mikel Mbriçaj

Apolonia – Lushnja    2-2
Apolonia: Rama, Mysli, A.Hoxha, Sulejmani, Marica, Filaj, Rexhepi, Kuçi, Hasani, Tahiraj, Diko. Trajner: A.Tanaka
Lushnja: Antoniu, Leka, Gashi, Çaushi, Malasi, Baze, Beqari (Veliu 41’), Koreshi, Ikonomi, Ruci (Tashi 56’), Pepa.
Trajner: A.Durri
Shënues: File 28’ (11-m), Hasani 80’/ Pepa 23’, Baze 34’
Gjyqtarë: M.Sopjani, E.Vela, L.Isufi (Durrës)

Tirana bën “ligjin” në Elbasan
Elbasani – Tirana    2-4                
Elbasani: Sejdini, Zeneli, Kacadej, Ibrahimi, Sula, Luniku, Gava, Dosti, Pine, Rrapushi, Halilaj. Trajner: M.Dosti
Tirana: Kuka, Gjuzi, Hasa, Kuçi, Omuri, Vrapi, Muça, Tusha, Xhafa, Rica, Gjoka. Trajner: I.Muça
Shënues: Dosti 60’, Rrapushi 70’\ Tusha 40’, 47’, Gjoka 65’, Rica 80’
Gjyqtarë: L.Alla, E.Dushi, S.Greca (Lushnjë)

Dy golat e Cikalleshitnderojnë kavajasit

Besa ka treguar edhe një herë tjetër se jo më kot është në vend të parë. Ekipi kavajas, i drejtuar nga Bledar Sinella, dje ka mundur jashtë fushe Vllazninë, me rezultatin 2-1. Kanë qenë dy gola të Cikalleshit, që kanë bërë diferencën. Në minutën e 20-të, sulmuesi kavajas realizoi nga goditja e dënimit, ndërkohë që shkodranët u kundërpërgjigjën me Vojushin, i cili barazoi shifrat pas goditjes së 11-metërshit. Pas shumë përpjekjesh, në pjesën e dytë, miqtë arritën në minutën e 75-të të shënonin edhe golin e fitores, po nëpërmjet një penalltie, që u realizua nga Cikalleshi. “Eshtë një grup i talentuar lojtarësh. Këtë vit kemi edhe mbështetjen e presidentit Nexhat Bizhdili. Impenjimi është maksimal dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu,”- ka thënë për “Panorama Sport” trajneri Sinella.
Admir Uruçi

Vllaznia – Besa    1-2
Vllaznia: Rexhepi, Zagani, Rexha, Puka, Grimci, Vojushi, Rrustja, Mazija, Dalipi, Pirani, Muriqi. (U aktivizuan: Hasani, Rehova, Kamberi, Karakaçi, Ademi). Trajner: N.Zhejani
Besa: Peza, Çopa, Belica, Krasniqi, Shala, Çelhaka, Rrokaj, Duka, Shtini, Cikalleshi, Duro. (U aktivizuan: Selaci, Dedej, Kazazi, Kasa). Trajner: B.Sinella
Shënues: Vojushi 35’ (11-m)\ Cikalleshi 20’, 75’ (11-m)
Gjyqtarë: E.Hoxha, R.Pjetrushi, R.Çokaj (Lezhë)
   

U-19

Java 19    (22.03.2009)
Dinamo    –    Partizani    1-1   
Shkumbini    –    Teuta    (nuk u zhvillua)       
Vllaznia    –    Besa    1-2       
Elbasani    –    Tirana    2-4   
Shkëndija D.    –    Flamurtari    2-1       
Apolonia    -    Lushnja    2-2   
Shkëndija T.    pushim

Renditja
1. Besa    11    3    4    33-14    36
2. Lushnja    10    3    3    29-16    33
3. Partizani    9    5    4    27-20    32
4. Teuta    9    4    3    33-16    31
5. Flamurtari    9    3    4    31-15    30
6. Shkumbini    9    3    5    31-23    27
7. Shkëndija T.    7    4    6    34-28    25
8. Vllaznia    6    3    8    25-24    21
9. Dinamo    5    5    8    22-28    20
10. Tirana    5    4    8    25-23    19
11. Elbasani    4    4    10    19-26    16
12. Apolonia    3    3    12    20-53    12
13. Shkëndija D.    3    2    14    16-56    11

Java 20    (05.04.2009)   
Partizani    –    Lushnja        (12:00)
Shkëndija T.    –    Dinamo    (12:00)
Besa    –    Shkumbini            (12:00)
Flamurtari    –    Elbasani        (12:00)
Tirana    –    Vllaznia        (12:00)
Shkëndija D.    -    Apolonia    (12:00)
Teuta pushim

Niveli inferior

Grupi i Veriut

Java 20    (22.03.2009)
Kastrioti    –    Besëlidhja    (nuk u zhvillua)   
Ada    –    Turbina    2-1       
Dajti    –    Burreli    1-1       
Laçi    pushim

Renditja
1. Laçi    11    2    1    42-15    35
2. Besëlidhja    11    2    1    30-12    35
3. Ada    8    2    6    32-31    26
4. Dajti    6    6    6    31-34    24
5. Kastrioti    5    3    9    37-37    18
6. Burreli    5    3    9    24-40    18
7. Turbina    0    4    11    9-31    4

Java 21    (29.03.2009)
Burreli    -    Laçi    (12:00)
Turbina    -    Dajti    (12:00)
Besëlidhja    -    Ada    (12:00)
Kastrioti    pushim
   

Grupi i Jugut

Java 20    (22.03.2009)
Bilisht Sport    –    Skrapari    (nuk u zhvillua)   
Pogradeci    –    Luftëtari    (nuk u zhvillua)
Sopoti    –    Naftëtari    (nuk u zhvillua)
Skënderbeu    pushim

Renditja
1. Luftëtari    12    3    3    39-12    39
2. Pogradeci    12    1    5    48-24    37
3. Skënderbeu    11    1    7    38-24    34
4. Bilisht Sport    11    1    7    36-31    34
5. Naftëtari    10    1    7    40-27    31           
6. Sopoti    8    2    9    38-35    26
7. Skrapari    4    0    13    20-42    12
...........................................
8. Gramozi    1    1    15    3-55    4

Java 21    (29.03.2009)
Skrapari    –    Pogradeci        (12:00)
Skënderbeu    –    Bilisht Sport    (12:00)
Luftëtari    -    Naftëtari    (12:00)
Sopoti    pushim

Shënim: Gramozi është përjashtuar nga aktiviteti.

E Enjte, 26 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›